E kërcënoi ish të dashurën me armë, policia ia bastis shtëpinë por të dyshuarin s’e gjen

Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën në orën 08:10 në Shtime, një femër ka raportuar se ish i dashuri i saj ia ka kërkuar telefonin e saj për ta kontrolluar dhe se gjatë asaj kohe i dyshuari ka ekspozuar një revole të cilën e ka pasur në brez.

Sipas policisë, me urdhër të gjykatës është bërë kontrolli në shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie dhe tre fishekë.

I dyshuari nuk është hasur në shtëpi, derisa rasti, i cilësuar si “Shtrëngim”, vazhdon të hetohet ka njoftuar PK-ja. /Zëri