“The Guardian” e rendit Kosovën në mesin e pesë vendeve ballkanike që duhen vizituar
Mediumi prestigjioz “The Guardian” e ka renditur Kosovën në mesin e pesë destinacioneve më të mira për t’i vizituar në Ballkan.
“The Guardian” shkruan se Kosova mbetet një destinacion turistik kryesisht i pazbuluar për britanikët, të cilët ndoshta ende e lidhin atë me luftën e fundit. Por sot, sipas këtij mediumi, Kosova është një vend i sigurt për të udhëtuar.
“Kosova pa dalje në det përfshin dy fusha kryesore të rrethuara me male me 50 maja mbi 2000 metra. Kjo do të thotë ecje e madhe, hipur në kalë dhe ski. Pa det, noti në pishina natyrore është i popullarizuar: Ujëvarat e Mirushës kanë kanione, shpella dhe 13 liqene”, thuhet në shkrimin e “The Guardian”.
Jeta e natës në Prishtinë e Prizren përshkruhet si e gjallë, që këtë gjallëri e lidh me numrin e madh të të rinjve.
“Kjo është pjesërisht falë këtij shteti ballkanik që ka popullsinë më të re në Evropë – më shumë se 65 për qind e njerëzve janë nën 30 vjeç”.
Aty thuhet se të dyja qytetet kanë gjithashtu shumë xhami, muze dhe monumente, duke përfshirë muzeun etnografik “Emin Gjiku” të Prishtinës dhe monumentin Newborn, të zbuluar për pavarësi dhe pikturuar në një stil të ndryshëm çdo vit.
“Diku tjetër, pamjet kryesore përfshijnë katër manastire dhe kisha të listuara në UNESCO – Deçani, Peja, Graçanica dhe Ljevishi; ‘Bear Sanctuary’, shtëpia e arinjve të murrmë evropianë të shpëtuar nga robëria nga bamirësia ‘Four Paws’; dhe Shpella e Gadimes, plot me stalagmite dhe stalaktite të kristalizuara”, thuhet tutje.
Pos Kosovë,s në këtë mes bëjnë pjesë edhe Sllovenia, Bosnjë dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. /klankosova