Plagoset një person në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën, rreth orës 21:20, në “Rrugën e Vushtrrisë” në Prishtinë, një person ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje me të dyshuarin ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij me revole, me ç’rast ka pësuar një gërvishtje.
Sipas njoftimit të PK-së, pas pranimit të tretmanit mjekësor viktima është liruar, ndërsa personi i dyshuar është në kërkim.
Derisa rasti, sipas Policisë, është cilësuar si “Vrasje në tentativë”.
“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se, pas një mosmarrëveshjeje me të dyshuarin mashkull kosovar, i njëjti ka shtënë në drejtim të tij me revole, me ç’rast ka pësuar një gërvishtje. Pas pranimit të tretmanit mjekësor viktima është liruar, ndërsa personi i dyshuar është në kërkim. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24-orësh. /Zëri