Gjon Muharremaj, koncert në vendlindje

Këngëtari i njohur me origjinë nga Kosova, Gjon Muharremaj (Gjon’s Tears) do të mbajë një koncert në vendlindjen e tij, në Suharekë.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Suharekës Bali Muahrremaj dhe nga vetë këngëtari, përmes një postimi në Instagram.

Muahrremaj tha se Gjoni do të paraqitet në kuadër të Festivalit të Diasporës, që po zhvillohet në Suharekë.

Koncerti i Gjon’s Tears do të mbahet më 3 gusht, në sheshin e qytetit. /Zëri