Shastisen serbët, Mallorca poston foton e Muriqit dhe Rrahmanit dhe shkruan “Ekipi i Kosovës”
Të dielën, më 31 korrik, në mesin e shumë ndeshjeve miqësore, është luajtur edhe ajo mes Napolit dhe Mallorcas.
Ndeshja përfundoi me barazim 1-1, por për mediat serbe lajm bëri paraqitja e dyshes së kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani e Vedat Muriqi.
Kjo pasi në profilin zyrtar të klubit Mallorca, ku luan Muriqi, është postuar një fotografi e dy kosovarëve, ku shkruan “Ekipi i Kosovës”.
Media serbe “Alo” këtë e ka quajtur “skandal të madh”, edhe për faktin se në Mallorca portier i ri është edhe serbi Predrag Rajkoviq.
“Fotografia e tyre e përbashkët nuk është asgjë e pazakontë, por është vendimi i Mallorcas që në rrjetet sociale të postojnë lojtarët e sipërpërmendur dhe të shkruajnë ‘Ekipi i Kosovës’. Në këtë mënyrë, Mallorca ka dalë jashtë qëndrimit të shtetit të vet... Dihet se Spanja nuk e njeh shtetin e rremë”, shkruan ky medium proqeveritar serb.
Golat u shënuan nga Victor Osimhen (Napoli) dhe Raillo (Mallorca). /Zëri
ë Team ë pic.twitter.com/e1sW9bM230
— Real Mallorca (@RCD_Mallorca) August 1, 2022