Shtiu me armë zjarri në një aheng, arrestohet ferizajasi

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në orën 01:31 ka pranuar një informacion se në fshatin Silvovë të Ferizajit janë dëgjuar disa gjuajtje me armë zjarri në një aheng familjar.

PK-ja ka njoftuar se tek i dyshuari me inicialet D.J ( M/K) i moshës 26 vjeçar ka gjetur dhe si prova materiale më pas ka sekuestruar një armë zjarri( pistoletë) me një karikator, katër (4) fishekë dhe një (1) gëzhojë.

“I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit të rastit, është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar "Përdorimi i armës", thuhet në komunikatë. /Zëri