Rehatia dhe cilësia, dy elementet kryesore në rrëfimet fantastike të Bashkimit dhe Jetonit

Në ambientet që frekuenton e shërbehesh, çdoherë je në kërkim të njerëzve me preferenca dhe elemente të përbashkëta.

E nëse ju pëlqejnë veturat, Auto Mita është vendi i duhur. Me mirësjellje dhe super pritje qysh prej momentit të parë që hyni brenda, e sa për vetura nuk ka as diskutim, të besueshëm, korrekt dhe lider sa i përket kësaj pjese.

Në raste të tilla falenderues janë të dy palët, andaj gjithmonë jepet një hapësirë që klientët ta shprehin këtë falenderim.

“Ndaç n’katun, ndaç n’qytet, ndaç n’rrafsh…” kështu e nisi tregimin për veturën e tij Duster, Bashkimi, që asnjëherë nuk e ka lënë keq.

E ndaç me vetura, ndaç me shërbime, Auto Mita, asnjëherë nuk i lë keq klientët e saj, njejtë sikurse Duster-i Bashkimin. Në mesin e shumë klientëve që janë ndarë tejet të kënaqur me shërbimet dhe cilësinë e veturave, Bashkim Gashi ndan eksperiencën e tij të papërshkrueshme me Duster-in e tij të dytë.“Ekonomik, i qëndrueshëm dhe i lehtë për ta mbajtur..”, vazhdon të shpreh knaqësinë e tij lidhur me veturën, për të cilën ka aq shumë ndjeshmëri dhe për 10 vite rradhazi nuk tenton ta ndërrojë tipin e kësaj veture për ta vozitur.

Veç veturave me kualitet të lartë, Jeton Zekolli shprehet shumë falenderues edhe për servisimin dhe sjelljen e stafit me të dhe karshi kërkesave të tij.

“Auto Mita, më ka bë me u ndje shumë rehat… në duar të kujt e kam lënë kerrin.”, përfundon ai.

Gjithçka është e dallueshme dhe unike në Auto Mita, njejtë si klientët, shërbimet, stafi dhe kualiteti i veturave. Përmes këtyre testiomonials, njejtë si Bashkimi e Jetoni, edhe shumë të tjerë shprehin me dëshirë të madhe përvojën fantastike me shërbimet dhe kualitetin që gjejnë në ambientet e Auto Mita.

Eksperienca të tilla do të dëgjoni tutje edhe herave të tjera, sepse gjërat e mira i’a vlenë t’i ndashë me të tjerët.

Artikull i sponsorizuar