Dalin rezultatet e analizave, uji i lumit Llap dhe ai i Lepencit janë të ndotur

Organizata joqeveritare PEN ka publikuar rezultatet e mostrave të marra në katër lumenjt e Kosovës.

Janë marrë shtatë mostra të ujit në katër lumenj të Kosovës;

Sitnicë -1 mostër,

Llap – 2 mostra

Lepenc -3 mostra

Drenicë -4 mostra

Këto mostra janë marrë në këtë formë në mënyrë që të bëhet krahasimi i rezultateve të nivelit të ndotjes përgjatë shtrirjes së lumit.

Sipas tyre del që uji i Lumit Llap është i ndotur, në të cilin shpenzimi kimik ka rezultuar në 12 në burim të tij, kurse në dalje të Podujevës 170.

“Niveli i temperaturës, nitriteve, nitrateve, azotit, klorureve, fenoleve, amoniakut, etj. shpjegojnë edhe më hollësishëm këtë ndotje duke sjellë kësisoj zhdukjen e biodiversitetit ujor përgjatë shtratit të lumit”, thuhet në komunikatë.

Në tabelë vërehen parametrat kimikë dhe fizikë. Vlerat me ngjyrë të verdhë, portokalli dhe të kuqe tregojnë për vlerat e larta të ndotjes tek parametrat e ndryshëm - e kuqja tregon ndotje më të lartë. Turbullira, Temperatura e Ujit, Fosfori Total, Amoniaku dhe Fenolet janë disa prej vlerave më rrezikshmëri të lartë, dhe këto vlera vijnë si pasojë e ndotjes kryesisht nga ujërat e zeza dhe aktivitetit njerëzor. /Zëri