Shtiu me armë në një aheng, arrestohet vushtrriasi

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 13:48 është arrestuar një person në Vushtrri, pasi shtiu me armë zjarri.

PK-ja më tej njofton se ngjarja ndodhi në rrugën “Bahri Kuqi”, në një aheng familjar.

I arrestuari është K.K., 23-vjeçar, të cilit i janë gjetur dhe sekuestruar një armë me gaz, një karikator, 15 fishekë dhe shtatë gëzhoja.

“Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’ dhe ‘Përdorim i armës’”, thuhet në komunikatë. /Zëri