Haradinaj pritet në shtëpinë e atdhetarit Ismajl Haradinaj nga gruaja e Nasimit

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar shtëpinë e atdhetarit Ismajl Haradinaj.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar se është pritur nga Xhejlonja bashkëshortja e Nasim Haradinajt, i cili është duke vuajtur dënimin e dhënë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

“Vizitë në shtëpinë e atdhetarit Ismajl Haradinaj, ku na priti bashkëshortja e Nasimit, Xhejlonja, e fortë dhe krenare si gjithherë”, ka shkruar Haradinaj. /Zëri