Kryeprokurori i Teksasit bën homazhe te varrezat e Jasharëve në Prekaz

Kryeprokurori i Teksasit Ken Paxton po qëndron për vizitë në Kosovë, bashkë me gruan e tij, senatoren e Shtetit, Angela Paxton.

Çifti Paxton kanë vizituar Prekazin, ku kanë bërë homazhe te varrezat e Jasharëve, transmeton Zeri.info.

Kjo është bërë e ditur nga kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura.

“Kënaqësi t’i mirëpres miqtë tanë amerikanë, z. Ken Paxton si kryeprokuror i Teksasit me bashkëshorten e tij, senatoren e Shtetit, znj. Angela Paxton, për të bërë homazhe në nderim të heronjve të Jasharëve në kompleksin përkujtimor ‘Adem Jashari në Prekaz dhe për të vazhduar më pas në një drekë pune, për të diskutuar çështje të interesit të përbashkët, në kuadër të marrëdhënieve tona të shkëlqyera”, shkroi Nura. /Zëri