Uji nga burimi në Istog, ndër më të mirët në Evropë

Në Istog burimi i ujit, përveçqë po shërben për furnizim për banorët e kësaj ane, tashmë është shndërruar edhe në një atraksion turistik.

Madje ekspertë të hidro-gjeologjisë konsiderojnë se ky ujë është i mineralizuar me kalcium dhe magnez, ndërsa në aspektin bakterial është uji më i mirë në Evropë. 

Burimi i Istogut, me bujshmëri prej 250 litra në sekond, është hidromonument i cili shpërthen në kontaktin në mes gëlqerorëve dhe shkëmbit magmatik në lartësi mbidetare 480 metra, lartësi kjo identike edhe për burimet e Vrellës dhe Drinit të Bardhë. Kështu është shprehur gjeologu Enver Boletini i cili për më tepër thotë se ky proces ndodhë përmes çarjeve tektonike dhe parimit të shtypjes së madhe.

Enver Boletini, inxhinier i hidro-gjeologjisë, tha për RTK-në se burimi i Istogut është një begati natyrore, i cili krahas furnizmit me ujë të pijes për banorët e kësaj ane tashmë është shndërruar një atraksion të madh turistik.

“Temperatura në burimin është 6 shkallë Celsius, uji është i mineralizuar me kalcium dhe magnez, ndërsa në aspektin bakterial është uji më i mirë në Evropë, thotë hidrogjeologu Enver Boletini.