Tentuan të hyjnë ilegalisht në Kosovë me autoambulancë, kapen 3 sirianë dhe 3 nga Bangladeshi

Sot rreth orës 05:30 patrulla policore nga Stacioni Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit Vërmicë ka ndaluar një automjet (autoambulancë) me targa vendore dhe gjatë kontrollimit në automjet janë hasur gjashtë emigrantë ilegalë (tre shtetas sirianë dhe tre shtetas nga Bangladeshi).

Për këtë rast, policia ka ndaluar një kosovar 45-vjeçar dhe është njoftuar prokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

“Rasti do të trajtohet nga njësitet relevante policore dhe emigrantët do të trajtohen në bazë të procedurave”, thuhet më tej në njoftimin e Policisë. /Zëri