Një person i armatosur grabit 3000 euro në një pompë derivatesh në Prizren

Një grabitje e armatosur ka ndodhur të hënën pas mesnate në fshatin Piranë të Prizrenit.

Dy punëtorët e pompës së derivateve kanë informuar Policinë se derisa ishin në vendin e tyre të punës, një i dyshuar i panjohur nën kërcënimin e armës së zjarrit u ka grabitur rreth 3000 euro para të gatshme.

Policia thotë se rasti është duke u hetuar. /Zëri