Tre persona të vrarë nga sulmi me armë në qendrën tregtare në Kopenhagë

Tre persona janë vrarë dhe tre të tjerë janë në gjendje kritike pas të shtënave në një qendër tregtare në Kopenhagë, ka thënë policia në Danimarkë.

Një 22-vjeçar danez u arrestua pas të shtënave në qendrën tregtare Field's, një nga më të mëdhatë në Skandinavi, tha kryeinspektori i Kopenhagës, Soeren Thomassen, transmeton Zeri.info.

Ai tha se viktimat përfshinin një burrë rreth të 40-tave dhe dy të rinj, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Disa të tjerë u plagosën, tre prej tyre janë në gjendje kritike. /Zëri