Zyrtare: Agim Zeka largohet nga Prishtina

Prishtina ka njoftuar se Agim Zeka është larguar nga klubi.

Mesfushori sulmues është larguar nga skuadra më e madhe në Kosovë me marrëveshje të dyanshme.

Ishte vetë klubi që përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook” konfirmoi largimin e lojtarit.

Postimi i plotë nga klubi:

Mesfushori-sulmues, Agim Zeka, në edicionin e ardhshëm nuk do të jetë pjesë e FC Prishtinës pasi që me marrëveshje është larguar nga skuadra më e madhe në Kosovë.

Zeka erdhi te Prishtina në janar të këtij viti ndërkohë që me Prishtinën është paraqitur në 13 ndeshje në të gjitha garat me ç'rast e ka shënuar edhe një gol.

Prishtinasi është zhvilluar si futbollist te skuadra “bardhekaltër” duke luajtur për kategoritë e reja.

Zeka më pas ka luajtur edhe në Lille (Francë), Varzim, Leixoes (Portugali), Fortuna Sittard (Holandë), Mouscron (Belgjikë) dhe Austria Vienna (Austri), FC Drita, para se të transferohet te Prishtina.

FC Prishtina e falënderon 23-vjeçarin për kontributin e dhënë në skuadër dhe i dëshiron shëndet e suksese në vazhdim të karrierës. /Zeri.info