Kryeministri italian: Nëse humbet Ukraina, humbin gjithë demokracitë

Kryeministri i Italisë, Mario Draghi, thotë se vendet e G7 janë të bashkuara me Ukrainën, sepse një humbje në luftën e saj kundër Rusisë do të ishte një humbje për gjithë demokracitë.

“Ne jemi të bashkuar me Ukrainën, sepse nëse humbet Ukraina, humbin gjithë demokracitë. Nëse Ukraina humbet, do të jetë më e vështirë të argumentohet se demokracia është një model efektiv i qeverisjes”, citohet të ketë thënë Draghi në komentet e dërguara nga zyra e tij.