Liverpooli mund ta lë Salahun të largohet
Liverpooli mund ta lë Salahun të largohet
Liverpool mund të lejojë Mohamed Salah t'i bashkohet Real Madridit për 60 milionë funte këtë verë, pretendon “The Sun”, përcjell Zeri.info
Pronarët e Reds thuhet se do të konsideronin ndarjen me reprezentuesin e Egjiptit, nëse çmimi do të ishte i duhuri, pasi kishin lënë Sadio Mane të largohej në fillim të kësaj vere.
Madridi mendohet se është i etur për një lëvizje për Salah, një nga yjet më të suksesshëm të Premierligës jashtë shtetit në histori.
Kontrata e Salahut me Liverpoolin i skadon më 30 qershor të vitit 2023. /Zeri.info