Forcat ruse sulmojnë fabrikën kimike në Ukrainë, qindra civilë mbeten të bllokuar

Forcat ruse kanë vijuar me sulmet ajrore në qytetet binjake Sievierodonetsk dhe Lysychansk të shtunën, duke goditur një fabrikë kimike ku mbetën të bllokuar qindra civilë.

Serhiy Gaidai, guvernatori i rajonit të Luhanskut, tha se forcat ruse sulmuan zonën industriale të Sievierodentsk dhe gjithashtu u përpoqën të hynin dhe të bllokonin Lysychansk.

“Kishte një sulm ajror në Lysychansk. Sievierodonetsk u godit nga artileria”, tha Gaidai në Telegram, duke shtuar se fabrika kimike Azot në Sievierodonetsk dhe fshatrat Synetsky dhe Pavlograd dhe të tjerë u bombarduan.

Ai nuk foli për viktima të mundshme në fabrikën kimike Azot.

Gaidai tha se 17 persona u evakuuan të premten nga Lysychansk nga oficerë policie, shpëtimtarë dhe vullnetarë.

Ukraina tha të premten se trupat e saj ishin urdhëruar të tërhiqeshin nga Sievierodentsk, një qytet kyç i fushëbetejës, pasi kishte mbetur shumë pak për t’u mbrojtur pas javësh luftimesh intensive. /abcnews