Arrestohen dy persona në Komoran për të shtëna me armë zjarri

Policia ka pranuar një informatë për disa të shtëna me armë zjarri në Komoran, ku ka arritur edhe ti arrestojë dy persona të dyshuar.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se ngjarja ka ndodhur më datën 24.06.2022 rreth orës 13:49 min në fshatin Komoran të Gllogocit, raporton Zeri.info.

“Është pranuar informata për të shtëna me armë zjarri. Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja të armës së zjarrit. Në lidhje me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar dy revole dhe 5 fishekë”m thuhet në njoftimin e Policisë.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Zëri