293 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 293 raste të reja me koronavirus nga 1,080 testime të kryera.

Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë – 172. Deri më tani janë 1.387 qytetarë aktivë me COVID-19 në gjithë vendin, ndërsa në spital po marrin trajtim nëntë pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 dhe janë shëruar 149 qytetarë, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 278.504 raste, prej tyre 273.620 janë shëruar, 1.387 janë aktive, ndërsa kanë vdekur 3.497 pacientë.