Zyrtare: Mikaile Tmusiq transferohet te Trepça

Basketbollisti Mikaile Tmusic ka kaluar nga Golden Eagle Ylli te Trepça.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Superligës së Basketbollit të Kosovës.

Tmusic ka qenë pjesë e Golden Eagle Ylli, ku edhe janë shpallur kampionë të sezonit që lamë pas.

Përveç që luan në superligën e basketit të Kosovës, Mikaile përfaqëson edhe kombëtaren e Kosovës.