“Free Visa”, qytetarët protestojnë për mosliberalizim vizash
Pas Samitit të BE-së, që u mbajt dje në Bruksel, në shenjë pakënaqësie qytetarët e Kosovës kanë marshuar në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Grupit të qytetarëve iu bashkuan dy deputete të Kuvendit të Kosovës, Rrezarta Krasniqi nga LDK-ja dhe Time Kadrijaj nga AAK-ja, raporton Zeri.info.
Protestuesit dolën për të protestuar me biçikleta, duke mbajtur në dorë Flamurin e Kosovës, i rrethuar me tela gjemborë, duke paraqitur Kosovën e izoluar.
Fotografitë nga kjo protestë mund t’i shihni KËTU: