Lavrov: Perëndimi i frikësohet konkurrencës
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se perëndimi i frikësohet konkurrencës së ndershme, prandaj mohon të gjitha kulturat e vendeve të tjera.
Ai ndër të tjera ka thënë se perëndimi është i frikësuar nga një konkurrencë e ndershme, kjo është e njohur gjerësisht, raporton Sky
News, transmeton Zeri.info.
Lavrovi më tej tha se për shkak të frikës nga konkurrenca, Perëndimi mohon kulturën e çdo vendi tjetër, ndalojnë kanalet televizive të tyre, ndalojnë politikanët e padëshiruar nga rrjetet sociale heqin nga jeta publike të gjithë ata që nuk pajtohen me rendin e tyre.
Ai mbështeti presidentin rus, Vladimir Putin, i cili e quajti Perëndimin si “perandori e gënjeshtrave”. /Zëri