Kurti: S’do të harrojmë kurrë kontributin e Luksemburgut për vendin tonë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në pritjen e organizuar për Ditën Kombëtare të Luksemburgut, ku ka shprehur mirënjohjen e thellë për ndihmën dhe mbështetjen e ofruar vazhdimisht nga ky shtet, shkruan Zeri.info.
“Nuk do ta harrojmë kurrë guximin e Luksemburgut për të vepruar në mbrojtje të së drejtës sonë për jetë dhe liri. Luksemburgu ishte gjithashtu një nga të parët që mbështeti pavarësinë e shtetit tonë. Dhe gjatë këtyre dekadave, u kthye në partnerin dhe mikun tonë afatgjatë”, tha ai.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për medie, ku thuhet se Kurti falënderoi përfqësuesit e Luksemburgut për kontributin e dhënë në zhvillimin e Kosovës, mbështetjen për udhëtim pa viza për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe mbështetjen për perspektivën tonë për integrim evropian.
“Kryeministri ritheksoi vullnetin e qeverisë për të forcuar më tej lidhjet dhe për të vazhduar bashkëpunimin e frytshëm me Luksemburgun.
Ne mbetemi të përkushtuar dhe po punojmë vazhdimisht së bashku për të mbajtur të forta lidhjet tona dhe për të forcuar marrëdhëniet midis dy vendeve dhe popujve tanë” tha Kurti ndër të tjera. /Zëri