Kuleba: E ardhmja e Ukrainës është me BE-në

Sot Ukraina dhe Moldavia morën statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Për këtë ka reaguar edhe ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, i cili ka thënë se ky hap shënon fillimin e një rrugëtimi të gjatë, raporton Sky News, transmeton Zeri.info.

“Ukraina do të mbizotërojë. Evropa do të mbizotërojë.Kjo shënon fillimin e një rrugëtimi të gjatë që do të ecim së bashku.Populli ukrainas i përket familjes evropiane. E ardhmja e Ukrainës është me BE-në”, ka thënë ai.

Ai më tej shtoi se “Ne qëndrojmë së bashku për paqen”. /Zëri