Vrasja në Vërmicë të Prizrenit, policia jep detaje

Mbrëmë në Vërmicë të Prizrenit është hasur një shtetas i huaj, i cili kishte lëndime trupore.

Policia e Kosovës njofton se njësitë relevante policore dhe një ekip i ndihmës së shpejtë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku mjeku përgjegjës ka konstatuar se viktima ka plagë nga arma e zjarrit në këmbën e majtë dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit.

Policia njofton se viktima është K.A, i lindur në vitin 2006, shtetas sirian.

Bëhet e ditur se gjatë patrullimit policia ka gjetur trupin e pajetë të një mashkulli si dhe në afërsi është sekuestruar një armë, gjashtë fishekë, gëzhoja si dhe një telefon.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /Zëri