Inteligjenca ruse: Ukraina ra dakord të aneksohet nga Polonia

“Junta e Kievit” ka rënë dakord për aneksimin e Ukrainës nga Polonia. Kështu ka deklaruar ddrejtori i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme ruse, Sergej Narjshkin, sipas të cilit, me pëlqimin e Kievit, Polonia pret një qendër rezervë të përpunimit të të dhënave të Shërbimit Tatimor Shtetëror të Ukrainës.

Për më tepër, sipas Naryshkinit, “Kievi i siguron qëllimisht grupit Polako-SHBA qasje në informacione me rëndësi kombëtare, duke përfshirë informacionin mbi taksapaguesit dhe rrjedhimisht, mbi situatën reale financiare të Ukrainës”. /a2cnn