Biologu nga Harvardi zbulon ilaçin që mund të “ndalë” plakjen e minjve – ai dëshiron ta testojë edhe te njerëzit

Në laboratorin e biologut molekular David Sinclair në shkollën medicinale në Harvard, minjtë e vjetër sërish po bëhen të rinj – e për qëllim ekspertët kanë që këtë ilaç ta provojnë edhe tek njerëzit.

Siç raporton CNN, Sinclair dhe ekipi i tij kanë rikthyer qelizat tek minjtë në versionin e tyre të mëparshëm. Në hulumtimin e parë të ekipit të tij të publikuar në vitin 2020, minjtë e vjetër me shikim të dobët dhe retinë të dëmtuar, kanë mundur sërish të shohin.

Sinclair konsideron që mjekësia sot ka avancuar mjaft shumë, megjithatë akoma nuk ekzistojnë metoda që mund të parandalojnë sëmundjet si Alzhajmeri, Parkinson dhe kanceri.

“Besoj se në të ardhmen ndalja e plakje do të jetë mënyra më e mirë për shërimin e sëmundjeve që na godasin shumicën prej nesh”, thotë Sinclair.

Në laboratorin e tij, dy minj qëndrojnë ulur njëri pranë tjetrit. Njëri po “shijon rininë” e tjetri është shumë i dobët. Megjithatë janë vëlla e motër të lindur në të njëjtën ditë.

Pas injektimit të virusit në sy, gjenet ndihmojë duke ushqyer miun me një antibiotik.

Një nga gjenetistët nga laboratori i Sinclair, Yancheng Lu, projektoi një virus që jep faktorë rinovues në qelizat e dëmtuara të ganglionit të retinës, në pjesën e pasme të syrit të një miu të moshuar.

Pas injektimit të virusit në sy, gjenet ndihmohen duke ushqyer miun me një antibiotik.

“Antibiotiku është si një vegël. Mund të jetë çfarëdo kimikati, por mjafton të jenë të përfshirë tri gjenet kyçe”, tha Sinclair.

Pas këtij eksperimenti, Sinclair dhe kolegët e tij nga laboratori po punojnë për të “rinuar minjtë”. /telegrafi