Gjendet i vdekur një person në veturë në lagjen “Emshir”, dyshohet për vetëvrasje

Një person është gjetur i vdekur sot në një veturë në lagjen “Emshir” në Prishtinë.

Policia ka konfirmuar se viktima është i moshës rreth 50-vjeçar, ndërsa dyshohet se ai ka kryer vetëvrasje, por që Policia ka nisur hetimet në lidhje me rastin, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, raporton Zeri.info.

Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një trup të pajetë në një veturë në lagjen “Emshir” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, si dhe mjekët emergjentë, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 50 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e Shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe po vijon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes, si dhe sqarimin e plotë të rastit”, tha Borovci. /Zëri