Drenicasi publikon foto me armë në rrjete sociale, policët i shkojnë në shtëpi dhe ia konfiskojnë

Si rezultat i veprimeve operative dhe hetimore, njësitet policore në Skenderaj dhe Vushtrri, në 24 orët e fundit, në dy raste të ndryshme, kanë sekuestruar dy armë zjarri.

Rasti i parë ka ndodhur në fshatin Llaushë të Skenderajt, pasi atje i dyshuari kohë më parë në rrjete sociale kishe ekspozuar armën, për të cilën nuk posedonte leje për armëmbajtje.

Ndërsa sekuestrimi i armës të llojit pistoletë me 12 fishekë është realizuar në Vushtrri, në kohën kur njësia policore gjatë kontrollit të detajuar në veturën e të dyshuarit ka gjetur dhe sekuestruar një armë të llojit pistoletë me 12 fishekë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje.

“Ndaj dy të dyshuarve janë iniciuar raste për veprat penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri