Në pikë të ditës ia vjedhin veturën në parking

Ankuesi ka njoftuar policinë se persona të panjohur ia kishin vjedhur veturën që e kishte parkuar në një parking në kryeqytet.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se ngjarja ka ndodhur më datën 20.05.2022 rreth orës 15:30 min në rrugën “Xhuliana Matea” në Prishtinë, raporton Zeri.info.

Policia është duke e hetuar rastin. /Zëri