Vazoja kineze e mbajtur në kuzhinë shitet për shifrën marramendëse prej 1.5 milionëve
Një vazo kineze “jashtëzakonisht e rrallë” e shekullit të 18-të, e cila është blerë për disa qindra paund dhe është mbajtur në një kuzhinë u shit për 1.449.000 paund.
Vazoja e gjatë 60 centimetra, ngjyrë blu dhe argjend u krijua për oborrin e perandorit Qianlong.
Ajo ishte vlerësuar të shitej në ankand për 100 ose 150 mijë paund.
Vazoja e rrallë ishte në pronësi të një kirurgu, i cili ia kaloi djalit të tij, por ai nuk e kishte kuptuar vlerën e saj.
Mark Newstead nga shtëpia e ankandeve tha: “Ne jemi të kënaqur me këtë rezultat të jashtëzakonshëm. Ne pamë një interes të gjerë nga Kina, Hong Kongu, Amerika dhe Britania e Madhe që rezultoi në oferta shumë konkurruese.”
Vazo mban shenjën “dalluese” me gjashtë karaktere të periudhës Qianlong (1736-1795) në bazën e saj, tha shtëpia e ankandeve Newbury. /abcnews