Alarm për bombë në shkollën “Xhevdet Doda” në Prishtinë

Një alarm për një shpërthim të mundshëm në shkollën “Xhevdet Doda” në Prishtinë ka alarmuar Policinë.

Kjo shkollë ka pranuar një kërcënim të tillë përmes një e-maili, transmeton Zeri.info.

Policia ka bërë të ditur se është në vendin e ngjarjes dhe ka evakuuar nxënësit në një perimetër të caktuar.

“Sot rreth orës 11:00 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në shkollën ‘Xhevdet Doda’ në Prishtinë. Informacionet e para flasin se kanosja e dyshimtë ka ardhur përmes postës elektronike. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën në atë zonë. Ndërkohë që në një perimetër të caktuar policia ka evakuuar nxënësit dhe personelin e shkollës, specialist të policisë po trajtojnë dhe verifikojnë informatën”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. /Zëri