Macroni zotohet të dërgojë më shumë armë në Ukrainë

Presidenti francez Emanuel Macron është zotuar se do të dërgojë më shumë armë, artileri dhe ndihma humanitare në Ukrainë në ditët në vijim.

Deklarata u bë nga Macroni gjatë një telefonate që zhvilloi ditën e sotme me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Mësohet se Zelensky dhe Macroni zhvilluan bisedë telefonike “domethënëse” për fatin e Ukrainës, dhe se telefonata e tyre zgjati 70 minuta, shkruan La Republica. /abcnews