Hapet procedurë disiplinore ndaj Dritës, shkaku i deklaratave të drejtorit sportiv, Valon Zymberit
Ndaj klubit të Dritës është hapur procedurë disiplinore nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës.
Sipas KD-së, klubi gjilanas ka lejuar prononcimin për media të drejtorit sportiv, Valon Zymberit, nën masën e suspendimit, shkruan Gazeta Express.
Komisioni Disiplinor ka kërkuara deklarata shtesë nga klubi i Dritës, si dhe Zymberi.
Në njoftimin e lëshuar nga faqja zyrtare e FFK-së thuhet:
“FC ”Drita”. Lejoi prononcimin për media të drejtorit sportiv Valon Zymberi edhe pse ai ishte nën masën e suspendimit para ndeshjes kampionale të xhiros së 35-të, Prishtina – Drita. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga FC “Drita“. Afati 20.05.2022 ora 13:00.
Drejtori sportiv të FC ” Drita ” Valon Zymberi. Edhe pse ishte nën masën e suspendimit si përfaqësues zyrtar i FC ”Drita” prononcohet për media një ditë para ndeshjes kampionale të xhiros së 35-të, Prishtina – Drita . Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga Valon Zymberi. Afati 20.05.2022 ora 13:00”.
Kujtojmë se Komisioni Disiplinor më 28 prill kishte marrë vendim për të dënuar drejtorin sportiv të Dritës, Valon Zymberin, me 200 euro gjobë dhe me 6 muaj ndalim i kryerjes së detyrës.