Tetë të vrarë nga sulmet ajrore në Ukrainën Veriore

Tetë persona janë vrarë dhe 12 janë plagosur në një sulm ajror rus sot në fshatin Desna në rajonin verior të Ukrainës, Chernihiv , ka thënë shërbimi rajonal i urgjencës.

Sulmi vjen disa orë pasi guvernatori i rajonit të Chernihiv, Viacheslav Chaus, i cili paralajmëroi për sulme ajrore.

"Po, nuk ka më pushtues në rajonin Chernihiv, por është e lehtë për ta të arrijnë tek ne. Mos i injoroni paralajmërimet për sulm ajror!", kishte thënë ai. /Zëri