Vdes në Slloveni një 27-vjeçar nga Mitrovica

Një i ri nga Mitrovica ka vdekur ditë më parë në Slloveni.

Familjarët kanë njoftuar sot se 27-vjeçari Tal Peci ka vdekur në Slloveni më 13 maj, ndërsa varrimi i tij do të bëhet sot, në fshatin Boletin të Mitrovicës.

Në njoftimin e familjes nuk janë dhënë shkaqet e vdekjes së këtij të riu. /Zëri