BE-ja pritet të miratojë sanksione të reja ndaj Rusisë

Bashkimit Evropian do t'i duhen edhe disa ditë për të arritur një marrëveshje për një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë, përfshirë ndalimin e naftës ruse, tha ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, raporton Sky News, transmeton Zeri.info.

Baerbocku më tej shtoi se “si gjermanë, ne e dimë se ky (një embargo nafte) nuk është një hap i lehtë. Disa çështje ende duhet të zgjidhen dhe kjo nuk do të ndodhë sot”.

Këto deklarata i bëri pasi arriti në një takim me homologët e saj të BE-së në Bruksel.

“Por unë kam besim se do të gjejmë marrëveshje në ditët në vijim”, shtoi ajo. /Zëri