Aktakuzë ndaj burrit që vrau gruan në Llaushë të Skenderajt

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka njoftuar se është ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit S.Q., i cili me dashje kishte privuar nga jeta gruan e tij në Llaushë të Skenderajt.

Prokuroria ka njoftuar se rasti kishte ndodhur më 5 janar të këtij viti, rreth orës 13:30 dhe për këtë i akuzuari ngarkohet me veprën penale “Vrasje e rëndë”.

“Po ashtu, i pandehurit S.Q. me aktakuzë ngarkohet edhe për kryerjen e veprave penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, ‘Lëndimi i lehtë trupor’ dhe ‘Dhuna në familje’”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se prokurori i Shtetit i ka propozuar Gjykatës Themelore në Mitrovicë që të pandehurin ta shpallë fajtor për veprat e kryera penale dhe ta dënojë sipas ligjit. /Zëri