Turqia: Duhet të vendosim ekuilibër diplomatik ndaj Rusisë që të zhvillohen bisedimet me Ukrainën

Turqia duhet të mbajë një ekuilibër delikat diplomatik pas pushtimit rus të Ukrainës, në mënyrë që të mbetet në gjendje të ndihmojë në lehtësimin e një përfundimi eventual të negociuar të luftës, tha zëdhënësi i presidentit Tajip Erdogan, Ibrahim Kalin.

Kalini tha se ndërsa Ankaraja ka kritikuar pushtimin dhe veprimet e Moskës në fushën e betejës, nuk do të bënte mirë të merrte një qëndrim më ndëshkues kundër Rusisë, shkruan Sky News, transmeton Zeri.info.

Turqia ka dënuar luftën e Rusisë në Ukrainë, po ashtu ka dërguar edhe ndihma ushtarake për Kievin.

“Ne e kemi kundërshtuar këtë luftë që në fillim. Ata kanë nevojë për dikë - një partner të besuar, negociator, lehtësues, moderator - dikush në një pozicion që të jetë në gjendje të flasë me palën ruse, si dhe me palën ukrainase”, ka thënë ai.

Ai më tej ka shtuar: “Ne kemi qenë në gjendje ta mbajmë këtë pozicion që nga fillimi i luftës dhe mendoj se është me të vërtetë në interesin e përbashkët të të gjithëve që të gjithë të mbajnë një pozicion të balancuar”. /Zëri