Donjeta Sadiku merr fitoren e dytë në Kampionatin Botëror, tani lufton për medalje

Donjeta Sadiku ka shënuar edhe fitoren e dytë në Kampionatin Botëror në Stamboll.

Ajo sot në xhiron e dytë mundi bindshëm 5:0 Jocelyne Tshamala nga Kongo, kategoria 57-60 kg.

Me këtë fitore, Donjeta kualifikohet për çerekfinale dhe është vetëm një fitore larg medaljes botërore. /Zeri.info