NATO-ja tregon forcën, trupat e Britanisë dhe SHBA-së i bashkohen stërvitjes në Maqedoni

Lufta Rusi-Ukrainë është duke vazhduar me intensitet të lartë, kryesisht në rajonet Kharkiv dhe Mariupol, teksa kreu i Kremlinit, Vladimir Putin nuk ka shfaqur ende sinjale për një përfundim të ofensivës ushtarake.

Ndërkohë në krahun tjetër aleanca e vendeve perëndimore vazhdon t’i dërgojë Rusisë sinjale, duke tentuar të afrojë në gjirin e NATO-s dy vendet fqinje, Suedinë dhe Finlandën.

Përveç kësaj tentative, NATO është duke zhvilluar edhe një stërvitje ku mijëra ushtarë nga 19 vende marrin pjesë. Shfaqja e forcës në këto “lojëra” luftarake nga ana e aleancës po zë vend në fqinjin lindor të Shqipërisë, pikërisht Maqedoninë e Veriut.

Stërvitja “Swift Response 22” përfshin 4,500 trupa nga SHBA, Britania, Franca, Italia dhe vende të
tjera aleate dhe po zhvillohet në një kohë që agresioni rus kundër zgjerimit të perceptuar perëndimor është duke u rritur.

Disa nga teknikat e kësaj stërvitje të përbashkët përfshijnë hedhje me parashutë, sulme ajrore me helikopterë dhe re parashutistësh francezë dhe italian duke punuar nën koordinimin e një komandanti britanik.

Ndërkohë, stërvitje të ngjashme ushtarake janë duke u zhvilluar edhe në pesë vende të Evropës këtë muaj, për t’i treguar Putinit se aleanca është e bashkuar përballë dëshirës së tij për ekspansion por edhe Finlandës se cilës fuqi do t’i bashkohet së shpejti.

Një ndër to është stërvitja ushtarake “Hedgehog”, që po zhvillohet në kufirin Estoni-Letoni këtë muaj, ku 18,000 trupa të NATO-s janë duke marrë pjesë. /balkanweb