Donnarumma dëshiron të qëndrojë në PSG, por thotë se klubi duhet të zgjedhë mes tij dhe Navasit

Portieri i PSG-së, Gianluggi Donnarumma, ka folur për të ardhmen e tij në klubin parisien, shkruan Zeri.info.

Përkundër një sezoni jo edhe shumë të mirë Donnarumma ka shprehur dëshirën e tij për të vazhduar bashkëpunimin me parisienët.

Ai këtë e konfirmojë për AFP-në: “Dua të qëndroj këtu në Paris Saint-Germain. Nuk ishte një sezon i lehtë, luajta gjysmën e ndeshjeve dhe nuk munda të jepja maksimumin".

Portieri foli gjithashtu edhe për konkurrencën me portierin tjetër, Keylor Navas, për vitin e ardhshëm, ku tha se klubi do të bëjë një zgjidhje.

“Jo, nuk do të jetë kështu. Klubi do të bëjë zgjedhje”, shtoi ai.

Kujtojmë se, Donnarumma iu bashkua PSG-së, duke u larguar nga Milani si njëri ndër transferet më të bujshme të merkatos verore. /Zeri.info