Autobusi i cili përfundoi në lumin Lana në Tiranë, sot pritet të largohet
Një ditë pasi u shmang tragjedia, autobusi i linjës së unazës së Re “Go Green” është ende në mes të Lanës, Tiranë.
Aksidenti i frikshëm ndodhi mbrëmjen e djeshme në afërsi të kinema Agimi, ku autobusi plot me njerëz u përplas me një makinë tip Benz, duke përfunduar më pas të dyja më mes të lumit Lanë.
Shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia e lartë e autobusit teksa ishte me pasagjerë.
Pas përplasjes autobusi ka humbur drejtimin dhe ka marrë para automjetin tjetër duke përfunduar të dy në Lanë, ndërkohë që ka pasur dhe pesë persona të lënduar, dy pasagjerë të makinës dhe 3 që ishin në autobus.
Pritet që sot me ndihmën e një vinçi Policia të largojë autobusin nga lumi Lana. /Lapsi