Hotelet më të mira për pushime në Antalya

Vera po afrohet dhe koha për planifikimin e pushimeve ka ardhur, duke rezervuar pushimet me Eurokoha, tani ju do përfitoni zbritje deri 40%.

Eurokoha dhe Kosova Airlines kanë një paketë fantastike për pushimet individuale dhe familjare, duke ju mundësuar që të akomodoheni në hotelet më të vlerësuara me Ultra All Incluzive.

Më poshtë ju prezantojmë hotelet me pesë yje, ku ju mund të kaloni pushime të paharruara në Antalya:

Fame Residence Lara

Fame Residence Lara, ju fton të përjetoni momente të paharrueshme me familjen tuaj në plazhe, tetë pishina të ndryshme, kopshti shumëngjyrësh, cilësisë superiore që e mban gjithmonë kënaqësinë e mysafirëve në nivelin më të lartë që nga viti 2006.

Fame Residence Lara & Spa Hotel ndodhet vetëm 16 km nga qendra e qytetit dhe 14 km nga aeroporti. Hoteli përmban plazhe mahnitëse, aktivitete sportive dhe shfaqje argëtuese me konceptin "All Inclusive" , mysafirët mund të shijojnë kuzhinën italiane dhe kineze si dhe kuzhinën turke.

Pushimet në këtë resort mund t'i rezervoni TANI pasi Eurokoha dhe KosovaAirlines duke ju siguruar pushime të kualitetit të lartë, ka përgatitur ofertën me 40% zbritje me vetëm 575 euro ju mund të pushoni 6 net e 7 ditë.

Royal Holiday Palace

Sapo të zbrisni në aeroportin e Antalyas, ju do të jeni të akomoduar për 20 minuta në Royal Holiday Palace, afërsia e tij me aeroportin e bën këtë hotel si një nga më të preferuarit, ku mbi 90% e atyre që kanë udhëtuar me Eurokoha në këtë hotel tashmë e rekomandojnë edhe për të tjerët.

Hoteli shtihet ne plazhin e famshëm Lara, ndërsa ofron edhe pishina, Spa Center me lloje të ndryshme masazhesh, terapi me alga dhe trajtime të kujdesit për lëkurën i ndihmojnë mysafirët të largojnë lodhjen. Përveç kësaj ka një banjë turke, sauna dhe banjë me avull në dispozicion pa pagesë.

Po ashtu ushqimet në këtë hotel janë për shijet e të gjithëve, ofron shije të ndryshme të kuzhinës botërore si dhe ushqime deti, italiane, grill deri tek restorantet meksikane.

Të gjithë këto mund t'i shijoni në Royal Holiday Palace me 40% zbritje në rast se rezervoni tani pushimet tuaja në Antalya me Eurokoha edhe Kosova Airlines.

Hoteli Sherwood Breezes

Përjetoni shërbim të klasit botëror në Sherwood Exclusive Lara.

Nëse zgjedhni që pushimet në Antalya ti kaloni ky resort ju ofron shërbim Ultra All Inclusive duke përfshirë ushqime në 5 restorantet e tij dhe pije të zgjedhura. Po ashtu baret shërbejnë një shumëllojshmëri pijesh gjatë ditës.

Qendra e qytetit të Antalyas është 18 km nga Sherwood. Aeroporti është vetëm 15 minuta larg dhe sipas vlerësimeve të mysafirëve, kjo është pjesa më e preferuar për ata që kanë vizituar Hotelin.

Po ashtu është vend adekuat për familjet, animacione për fëmijë, mini-klubi (5-12 vjeç) dhe klubi junior (13-17 vjeç) gjatë periudhave të caktuara të ditës, minidisko, fusha për lojëra, pishina për fëmijë, 3 rrëshqitëse uji, sipas kërkesës mund të rezervohet edhe dado për më të vegjëlit (me pagesë), shtrati për fëmijë, ulëset për fëmijë në restorant, bufeja për fëmijë gjatë darkës në restorantin kryesor.

Hotel Miracle Resort

Ashtu siç ka emrin ky hotel ofron pushimet më të mrekullueshme që mund t'i kaloni në Antalya.

Duke ofruar shërbim ultra-all inclusive ky hotel i cili njihet edhe si perla e Antalyas, është destinacioni më i veçantë i pushimeve perfekt dhe të paharrueshme me arkitekturën e tij tematike të shtrirë në një sipërfaqe të madhe, dhoma te bollshme të përshtatshme për familjet me pamje nga deti, natyrë të gjelbër dhe pamje mahnitëse të detit Mesdhe.

I vendosur në Antalia Lara, Miracle Resort Hotel ofron ambiente të privilegjuara për ata që duan të bëjnë një pushim unik në kontakt me të gjitha ngjyrat dhe mundësitë e natyrës duke ofruar një kombinim të rehatisë, shijes dhe argëtimit.

Mrekullin e këtij resorti mund ta shijoni duke rezervuar tani në Eurokoha dhe Kosova Airlines me 40% zbritje.

Përveç këtyre hoteleve, ju mund të zgjidhni edhe të tjerë sipas shijes suaj duke vizituar ofertat që ka Eurokoha dhe KosovaAirlines në eurokoha.net