Pacolli: Është koha që Dick Marty të tregojë se si e krijoi narrativën që e dërgoi Thaçin në Hagë
Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas deklaratave të Dick Marty, i cili ka thënë se është i kërcënuar nga inteligjenca serbe me vrasje në mënyrë që faji t’u lihet shqiptarëve.
Pacolli më tej ka thënë se nëse kjo është e vërtetë, tani është koha që Dick Marty të rrëfejë se si e krijoi narrativën e tij që dërgoi Hashim Thaçin para organeve të drejtësisë në Hagë.
Sipas një hetimi ekskluziv nga emisioni "Mise au Point" i radiotelevizionit publik zviceran është zbuluar se Marty është vendosur nën mbrojtje shumë të lartë policore.
Kujtojmë se në vitin 2010, për Këshillin e Evropës, Dick Marty shkroi një raport duke denoncuar krimet e supozuara të kryera nga UÇK-ja, përfshirë trafikimin e organeve, mbi bazën e të cilit u hap hetimi kundër Hashim Thaçit. /Zëri