Gjendet i vdekur një burrë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Prishtinë është gjetur pa shenja jete një burrë.

Rastin e ka lajmëruar një shtetas i Shqipërisë, pasi kishte hasur në këtë trup të pajetë.

PK-ja më tej njofton se njësitet relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës mashkull kosovar dhe në afërsi është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tri gëzhoja.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /Zëri