Lista Serbe rikthehet në Kuvend [foto]
Deputetët nga Lista Serbe po marrin pjesë në seancën e sotme të Kuvendit, pas bojkotimit që e bënë për disa ditë.
Lista Serbe dy javë më parë tha se serbët kishin bojkotuar institucionet e Kosovës, si përgjigje ndaj moslejimit të mbajtjes së zgjedhjeve serbe edhe në Kosovë, si dhe kërkonin të shfuqizohet vendimi për suspendimin e gjykatëses serbe, Liljana Stevanoviq.
Deputetët nga Lista Serbe sot janë parë në seancën e Kuvendit, raporton Zeri.info.
Po ashtu ditë më parë janë rikthyer në punë të gjithë gjyqtarët serbë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, të cilët nuk ishin paraqitur në gjykatë që nga 25 marsi. /Zëri