Konfiskohen armë e municion në një shtëpi në Prevallë
Përmes një aksion të policisë, në një shtëpi në Prevallë të Prizrenit janë zbuluar armë e municion.
Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit të shtëpisë të mërkurën janë gjetur dhe konfiskuar tre “AK-47”, një pushkë e gjatë, një pushkë gjuetie, 430 fishekë, 8 gëzhoja, 8 karikatorë, 8 radiolidhje, një antiplumb, një thikë dhe disa pajisje të ndryshme.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt. /Zëri